Ka ardhur koha që të raportohen të gjitha rezultatet e hulumtimeve klinike. Pacientët, hulumtuesit, farmacistët, mjekët dhe rregullatorët gjithandej do të përfitonin nga publikimi i rezultateve të hulumtimeve klinke. Ku do që gjindeni në botë, ju lusim që të nënshkruani peticionin:

Rezultatet e mijëra hulumtimeve klinike nuk janë raportuar; disa nuk janë regjistruar fare.

Informacionet për realizimin e këtyre hulumtimeve dhe të gjeturave/rezultateve të këtyre hulumtimeve mund të humben përgjithmonë për mjekët dhe hulumtuesit, gjë që qon tek vendime të gabuara gjatë mjekimit të pacientëve, mundësi të humbura për një shëndetësi të mirë dhe hulumtime që përsëritën.

Të gjitha testet, të shkuarat dhe të tanishmet, duhet të regjistrohen dhe metodat e rezultatet e tyre të raportohen.

Bëjmë thirrje tek qeveritë, rregullatorët dhe njësitë hulumtuese që të zbatojnë veprimet për të arritur këtë. 

Sign now