Ka ardhur koha që të raportohen të gjitha rezultatet e hulumtimeve klinike. Pacientët, hulumtuesit, farmacistët, mjekët dhe rregullatorët gjithandej do të përfitonin nga publikimi i rezultateve të hulumtimeve klinke. Ku do që të ndodheni në botë, ju lusim që të nënshkruani këtë peticion.
Informacionet mbi cfarë është bërë dhe cfarë është gjetur mund të humbasin përgjthmonë duke u bërë të padisponueshme për personelin mjekësor dhe kërkuesit shkencor, kjo çon në vendime të gabuara për mjekimin e pacientëve, mundësi e humbur për të permiresuar praktiken mjekësore dhe përseritje të panevojshme të këtyre hulumtimeve klinike.
Të gjitha hulumtimet klinike të bërë në të shkuarën dhe ato që janë duke u bërë aktualisht duhen të rregjistrohen dhe gjithashtu të publikojnë në mënyrë të plotë metodologjinë dhe rezultatet.
Bëjmë thirrje tek qeveritë, rregullatorët dhe entet e kërkimit shkencor që të ndermarrin masat e nevojshme për të arritur këtë objektiv.